Site icon PrishtinaPress

Majlinda Kelmendi i bashkohet fushatës kundër kancerit

Fushatës kundër kancerit, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, i është bashkuar edhe Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell prishtinapress.eu

Ismaili po ashtu ka shkruar se “Kanceri nuk mund ta hesht shpresën dhe guximin për ta luftuar! – Së bashku – mund ta mposhtim atë”.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Ditën Botërore kundër kancerit, fushatës kundër kësaj sëmundjeje, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, iu bashkua edhe Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi. Faleminderit kampione!

“Kanceri nuk mund ta hesht shpresën dhe guximin për ta luftuar! – Së bashku – mund ta mposhtim atë”!

Exit mobile version