Vasha e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi me ceremoni shtetërore po hap një karrierë të re, si trajnere e xhudos, duke u pensionuar nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste, shkruan Insporti.
Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po mbahet aktivitet i veçantë në nderim të Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin “Shotë Galica”.
Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka.
Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.