Majlinda Kelmendi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit në Dyseldorf të Gjermanisë.
Ka ardhur edhe fitorja e dytë për Majlinda Kelmendin.
Kampionia olimpike në luftën e raundit të tretë ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim.
Edhe këtë fitore, Majlinda Kelmendi e arriti me ippon.
Rrugën drejt gjysmëfinales Majlinda do ta kërkojë në luftën ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Bokyeong Jeong.