Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.
Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale, ndërsa mediet e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë efamshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që quhet partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.
Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë në Lojëra Evropiane Minsk 2019.