Yjet e skenës shqiptare të muzikës, Majk dhe Bardhi, janë në përgatitje të realizimit të ri muzikor.
Përmes profileve respektive në Instagram, dy këngëtarët kanë njoftuar se kënga e re do të publikohet në fundjavë.
“Përgjithmonë” është titulli i duetit të radhës nga dyshja që lansohet të dielën në orën 18:00.
Kastriot Rexha dhe Bardhyl Idrizi kanë bashkëpunuar edhe më herët gjatë këtij viti.
Në muajin qershor ata e publikuan videoklipin e këngës “Ama”, i cili numëron mbi 15 milionë shikime në YouTube.