Mainz ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës.
Pas pjesës së parë ishte Bayern Munich që ishte duke fituar, pas golit të shënuar nga Sadio Mane në minutën e 29-të.
Me të filluar pjesa e dytë vendasit e nisën furishëm, duke arritur fillimisht të barazojnë rezultatin.
Ludovic Ajorque ishte ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 65-të.
Pas tetë minutash vendasit morën epërsinë kur Karim Onisiëo asistoi te Leandro Barreiro Martins që shënoi për 2-1.
Ndeshja u mbyll kur Aaron Martin shënoi për 3-1.
Mainz pas kësaj fitoreje është në vendin e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Bayern mbetet i pari e 59 pikë, por Borussia që është e dyta ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe dy pikë më pak.