13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Maignan kërkohet nga Chelsea

Chelsea po synon që të nënshkruajë me Mike Maignan.

“L’Equipe” ka raportuar se klubi londinez ka kontaktuar Milanin, për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të portierit francez.

“Rossonerët” thuhet se nuk janë të interesuar për shitjen e portierit të tyre, por mbetet të shihet se si do të vijojnë bisedimet.

“Blutë” janë në kërkim të një portieri të ri, pasi ata janë të pakënaqur me opsionet aktuale; Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.

Maignan është pjesë e Milanit nga viti 2021.

Klubi italian e kishte transferuar atë nga Lille për 15.4 milionë euro – teksa forma e tij ka dëshmuar se ky transferim ishte i qëlluar.

27-vjeçari me kuqezinjtë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img