83 vjeçarja, Fikrije Nasufi, nga Veleshta e Strugës dje ka dhuruar tërë pasurinë e saj vakëfit të Strugës.
Shuma e cila ajo ka dhuruar është mbi 50 mijë euro, tregon avokati Besnik Asani.
“Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bidje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati Asani, duke u shprehur i mahnitur nga ky veprim i të moshuares.
Të mahnitur nga ky vendim i të moshuares mbetën edhe banorët e Strugës.
Ai po ashtu tregon se vendimi i 83 vjeçares është përkrahur edhe nga djemtë e saj, nipat, mbesat dhe nga e tërë familja.
“Vakëf” ështjë një fjalë arabe që përdoret për të përshkruar një fondacion ose një organizatë jofitimprurese që synon të ndihmojë njerëzit në nevojë, duke dhënë kontributin e tyre për të ndërtuar shkolla, spitale, xhami dhe institucione tjera publike.