Andre Onana është bërë menjëherë protagonist në Angli.
Ish-portieri i Interit e bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Borussia Dortmundit me disa pritje bravoroze.
Por, ajo që ra në sy më së shumti ishte momenti kur portieri kamerunas i bërtet shokut të skuadrës, Harry Maguire.
Pasi e bëri një pritje, ish-portieri i Ajaxit u vërsul drejt qendërmbrojtësit anglez për të kërkuar nga ai “që të këndellet” pas një gabimi të bërë.
Maguire pritet të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk ka shfaqur stabilitet në sezonet e fundit.
Atë po e kërkojnë disa klube të Premierligës.
Man Utd sa për informatë humbi nga Dormundi me rezultat 2:3 në një ndeshje miqësore para-sezonale.