Site icon PrishtinaPress

Magjistralja Prishtinë-Podujevë ‘vdekjeprurëse’, merr jetën e tre personave brenda javës

Magjistralja Prishtinë-Podujevë po del të jetë një rrugë e vdekjes.

Vetëm në javën e fundit, ajo ka marrë jetën e tre personave.

Të premten e kaluar, në këtë magjistrale, saktësisht në fshatin Siboc, ku një këmbësorë kishte ndërruar jetë pasi ishte goditur nga vetura.

Ndërsa edhe sot ka ndërruar jetë një person pas një aksidenti në këtë magjistrale.

Nuk janë të rralla aksidentet në këtë rrugë. Edhe pse jo fatale, shpeshherë janë me lëndime.

Exit mobile version