Site icon PrishtinaPress

Magjia e shpejtësisë së picës, brumi i së cilës tundet me mikser

E butë dhe e shijshme, shkrihet në gojë!

Gëzojeni familjen tuaj me këtë picë të parapëlqyer, të gatuar në një mënyrë paksa ndryshe.

Përbërësit:

– 500 g miell;
– 450 ml jogurt;
– 2 vezë,
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;
– pak kripë.

Përgatitja:

Tundni vezët dhe shtoni të gjithë përbërësit.

Tundni me mikser që të bëhet brumi paksa më i dendur sesa për palëpeta.

Tepsinë bëjeni me miell dhe lyeni, pastaj qitni brumin të cilin e keni shtrirë me lugë të njomur në ujë të valuar.

Radhisni artikujt sipas dëshirës sipër brumit të pjekur.

Ju bëftë mirë.

Exit mobile version