Festat sjellin edhe risi në Albi Mall
Sezoni i festave është gjithashtu një mundësi për të zbuluar risi të shumta në Albi Mall.
Gjatë muajit nëntor, Albi Mall ka sjellë edhe zhvillime të reja për vizitorët, me hapjen e dyqanit të ri Icore, si dhe me GameStar dhe JYSK, të cilat tashmë operojnë në lokacione të reja dhe më të mëdha, duke ofruar hapësira edhe më të përshtatshme për vizitorët.
Gjithashtu, Sarajeva Steak House ka rihapur dyert këtë muaj, duke rikthyer ofertën e saj gastronomike për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një moment të këndshëm gjatë vizitës në Albi Mall.
Krahas atmosferës festive, këto risi e bëjnë Albi Mall një vend ku vizitorët mund të gjejnë gjithnjë diçka të re për të zbuluar, nga shopping-u dhe gastronomia, te argëtimi dhe momentet e kaluara së bashku.
Dritat e ndezura, dekorimet festive dhe risitë që kanë sjellë këtë muaj, janë vetëm disa nga arsyet për ta vizituar Albi Mall gjatë kësaj periudhe. Magjia e festave është këtu dhe të gjithë jeni të ftuar të bëheni pjesë e saj.
Festat kanë më shumë kuptim kur i ndajmë së bashku.
Albi Mall – Vendi I familjes suaj!
Magjia e festave të fundvitit tashmë ka filluar në Albi Mall, duke sjellë atmosferën e një prej periudhave më të bukura të vitit.
Ndezja e dritave më 21 nëntor në Prishtinë dhe Gjilan, shënoi një moment të veçantë për të dy qendrat, duke i dhënë fillim një periudhe të mbushur me momente të bukura me familjen dhe miqtë.
