Melinda Ademi dhe Skerdi Ago janë në realizim e sipër të projektit të ri muzikor, të cilin do ta lansojnë në një të ardhme të afërt.
Dy këngëtarët përmes profileve respektive në rrjetet sociale i kanë njoftuar fansat për këngën e re.
Duke publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit, ata kanë paralajmëruar se do të sjellin një nga hitet e kësaj vere.

Realizimi i ri muzikor mban titullin “Mafioza” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.