Site icon PrishtinaPress

Madridi në fund lëshon pe, Kosova e barabartë në Samitin e Sofjes

Deklarata e përbashkët e BE-së për Samitin e Sofjes, bëri bujë dje nëpër media.
Kjo pasi Spanja kishte vendosur veto duke mos dashur ta nënshkruajë këtë dokument, pasi aty do të nënshkruanin edhe liderët e Kosovës.

Por më voni zyrtarët bullgarë e konfirmuan se projekt-deklaratën e kishin nënshkruar 28 vendet e BE-së.

Ministri i jashtëm serb, Iivica Daçiq në një intervistë për Blicin serb e ka sqaruar gjithë situatën.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se kushti i Spanjës që deklarata të mos nënshkruhet nga vendet e Ballkanit, është plotësuar, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë anëtarët janë pajtuar që të mos u jepet mundësi vendeve të Ballkanit Pertëndimor ta nënshkruajnë. Këtë kanë mundësi ta bëjnë vetëm vendet anëtare të BE-së. Të gjithë janë të lumtur, veç Komisionit Evropian”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Spanja nuk do të marrë pjesë në drekën e punës që do të zhvillohet me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo në takimet tjera do të jetë e pranishme.

Ndryshe ka pasur spekulime se pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do të marrin pjesë fare në këtë Samit.

Serbia do të merr pjesë në Samitin e Sofjes, edhe pse fillimisht kishte “marrë zemër” nga Spanja që ta bojkotonte Samitin.

Exit mobile version