1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

MADHËSHTORE – Kosova shkruan historinë, flamuri bartet me krenari nga Majlinda Kelmendi (Foto/Video)

Kosova ka shkruar historinë – për herë të parë ndonjëherë sportistët nga shteti jonë kanë parakaluar me të gjitha simbolet shtetërore me të gjitha të drejtat e barabarta me të gjitha shtetet tjera në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

19 antarët e ekipit olimpik të Kosovës kanë parakaluar me krenarinë më të madhe të mundshme në Maracana, ku 100 mijë shikues panë spektaklin e gjallë të hapjes së Lojërave Olimpike.
Parakalimi filloi me Shqipërinë, derisa erdhi momenti i madh për Kosovën.

majlinda 1

8 sportistë kosovarë do të përfaqësojnë shtetin e tyre në këto Lojëra Olimpike, të parat në histori për vendin tonë.
Flamurin e Republikës së Kosovës e barti me plot krenari Majlinda Kelmendi, sportistja më e suksesshme në histori të shtetit tonë të ri.
Kampiona e botës në xhudo e cila demonstron fuqi dhe tregohet e paluhatshme kur është në ring, ajo megjithatë tregoi anën e butë kur bëhet fjalë për vendin e saj, ku edhe sytë ju mbushën lot teksa kaloi në legjendaren Maracana duke mbrojtur ngjyrat e shtetit të saj.

majlinda 2

Për Kosovën, medalja e parë mund të vijë pikërisht nga Majlinda Kelmendi, teksa edhe sportistët tjerë si Rita Zeqiri (not) dhe Nora Gjakova (xhudo) na lënë të shpresojmë për medalje të para në këto Lojëra Olimpike.

majlinda 3

Garat e para për Kosovën do të zhvillohen në shigjetari me fillim nga ora 13:30 të shtunën. /Telegrafi/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img