Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar kryeministër të vendit, 34-vjeçarin Gabriel Attal.
Attal është kryeministri më i ri në moshë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin, Laurent Fabius, i cili ishte vetëm 37-vjeç kur mori postin e kryeministrit.
Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor, shkruan BBC.
Ngritja e Attal ishte e shpejtë, ku vetëm 10 vjet më parë ai ishte një këshilltar i panjohur në ministrinë e Shëndetësisë.