2.5 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Macron viziton Egjiptin: Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës

Hamasi nuk duhet të ketë asnjë pjesë në qeverisjen e Gazës, tha Emmanuel Macron në deklaratat që bëri të hënën gjatë vizitës së tij në Egjipt.

Presidenti francez tha se anëtarët e organizatës palestineze “nuk duhet të përbëjnë më një kërcënim për Izraelin”, ndërsa përsëriti “mbështetjen e tij të plotë për planin e rindërtimit të Gazës”, të miratuar nga Liga Arabe.

Macron deklaroi gjithashtu se ai është fuqimisht kundër çdo zhvendosjeje apo aneksimi të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

“Kjo do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për sigurinë e të gjithë rajonit, duke përfshirë Izraelin”, tha ai gjatë një takimi me homologun e tij egjiptian, presidentin Abdel Fateh el-Sisi.

Sisi, nga ana e tij, foli për problemet me Huthit në Detin e Kuq, duke theksuar se “ky tension ka ndikuar negativisht” në të ardhurat e Egjiptit nga Kanali i Suezit, duke rezultuar në një humbje prej 7 miliardë dollarësh në vitin 2024.

Sulmet rebele ndaj anijeve në Detin e Kuq kanë çuar në një reduktim të trafikut detar përmes itinerarit dhe Kanalit të Suezit, i cili nga ana tjetër ka reduktuar të ardhurat e Egjiptit, pasi vendi ngarkon tarifa për kalimin përmes kanalit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img