1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Macron thotë se Evropa duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën për Ukrainën

Evropa duhet të vazhdojë të punojë së bashku me Kinën për çështje të rëndësishme si tregtia dhe lufta në Ukrainë për shkak të “përgjegjësisë sonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin.

Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron në rezidencën franceze në Pekin të mërkurën, shkruan CNN.

Deklarata vjen pasi Macron dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitojnë Pekinin. Franca e ka cilësuar këtë vizitë si një shans të madh për ta shtyrë Kinën të bëjë më shumë për paqen në Ukrainë, por ku edhe interesat ekonomike evropiane do të jenë të mëdha.

Kina mund të luajë një “rol të madh” në konfliktin në Ukrainë për shkak të marrëdhënieve të saj të ngushta me Rusinë, tha ai, duke shtuar se do të ishte gabim të lejohej që Rusia të kishte dialog me Kinën në lidhje me rrugën drejt paqes në Ukrainë.

Për çështjen e tregtisë, Macron theksoi se Evropa nuk duhet të shkëputet ose të ndahet nga Kina, duke e quajtur atë një “gabim fatal” për Evropën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img