-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak – nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Në një takim që dyshja zhvilluan me studentë të Universitetit të Lozanës (UNIL), mes shumë temave, u fol edhe për Kosovën, sipas “24heures”.

Nga audienca, Macroni pati një pyetje për tensionet në vendin tonë.

“Janë qetësuar paksa tani”, tha ai.

Ai tha se shpreson që liderët e dy vendeve, Kurti dhe Vuçiqi, të pranojnë planin e hartuar.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macroni.

Gjatë kohës sa po mbahej ky takim, para ndërtesës u zhvillua një protestë pro-palestineze.

Policia bllokoi turmën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img