Site icon PrishtinaPress

Macron shkon në Izrael, pritet të takohet me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Tel Aviv mëngjesin e sotëm.

Ai ka shkuar për të shprehur “solidaritetin e plotë” të vendit të tij me Izraelin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas, sipas një gazetari të AFP.

Kreu i shtetit francez pritet gjithashtu të bënte thirrje për “ruajtjen e popullsisë civile” në Gaza, pasi Izraeli kryen bombardime të pamëshirshme të enklavës palestineze dhe përgatitet për një ofensivë tokësore, tha presidenca.

Macron do të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz dhe liderin kryesor të opozitës Yair Lapid.

Exit mobile version