2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Macron sërish Asociacionin kryefjalë, fajëson Kosovën: “Po dërgojnë sinjale jo të mira, jemi të shqetësuar”

Serbia po hapet ndaj Francës”, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron teksa konkludoi shitjen e 12 aeroplanëve të famshëm luftarakë francezë “Rafale” – marrëveshje të cilën, në prani të Presidentit të Serbisë, Aleksandare Vuçiq, e quajti “ujdi historike”.

Në pjesën tjetër të adresimit të tij, Emmanuel Macron, teksa foli për mbështetjen franceze për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pati qortime dhe faj-vënie te Qeveria e Kosovës. Theksin kryesor e vuri te Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe.

Me partnerët tanë evropian kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për veprimet e njëanshme të Kosovës që sinjal të mirë nuk dërgojnë”, tha Macron.

Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë të mbikëqyr kushtet në të cilat jeton komuniteti serb bnë Kosovë; dhe, në këtë kuptim, ne në veçanto jemi të përkushtuar për formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Për sa i përket Francës, u shpreh ai, Parisi do të vazhdojë në mbështetjen e saj ndaj përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – “që është vendimtare për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Pak para vizitës së sotme të Macron-it në Beograd, Macron iu adresua edhe qytetarëve të Serbisë me një letër të hapur: aty pati edhe mesazhe edhe kërkesa për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Iu referua Marrëveshjes Bazike/Ohrit – ujdi kjo që përkthehet mes një autonomie për komunat të banuara me shumicë serbe në Kosovës dhe njohjes “de facto” të shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Rruga për normalizim ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre dhe lidhjet e tyre të natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistencën e garancive për ruajtjen e vendeve kulturore dhe fetare serbe”, shkroi Macron.

Teksa foli për nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, krejt të parën e vendosi Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Personalisht do të mbetem e angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi Macron.

Qeveria e Kosovës ka hyrë në obligime të reja për Asociacionin në Marrëveshjen Bazike/Ohrit vitin e kaluar, ku tashmë i tërë procesi i negociatave ka ngecur pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës të procedojë draft-Statutin e hartuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese.

Ndonëse me ta pranuar këtë draft-Statut e patën quajtur “pakrahasimisht më të mirë se ç’ka qenë” dhe “plotësisht në përputhje me Kushtetutën”; tash qeveria kosovare e ka hedhur tutje dokumentin duke e quajtur “non-paper”, “jo-dokument”, dhe se si të tillë nuk e kanë pranuar.

Për më tepër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit ka dalë me kushtëzime të reja – përveç nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike, dhe me atë në ‘pako’ edhe draft-Statutin e Asociacionit – që Serbia të dorëzojë Milan Radojçiqin dhe të tërhiqen nga një letër e dërguar nga Ana Brnabiq ku supozohen të jenë tërhequr nga marrëveshja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img