Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell kanë nisur takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata në Kosovë, raporton RTS, transmeton Gazeta Express.
Takimi po mbahet në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili sivjet po mbahet në Moldavi.
Macron e Scholz pak më herët mbajtën një takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
*Fotografia në lajm është ilustruese