“Rusia aktualisht është “e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht”. Kështu u shpreh të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron në një fjalim në samitin e NATO-s në Lituani.
Ai tha se ka “shenja të ndarjes në Rusi”, duke iu referuar me sa duket rebelimit jetëshkurtër të udhëhequr nga grupi Wagner, i Yevgeny Prigozhin.
Presidenti francez u zotua se do të “jetë atje” për Ukrainën, edhe nëse lufta është një “luftë shpërbërjeje”, duke shtuar se mbështetja për Kievin është e qëndrueshme.
Megjithatë, udhëheqësi francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase. /Abc news