Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar Rusisë që ta pranojë propozimin për armëpushim 30-ditor.
Macron tha se gjatë ditës ka folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
“Rusia tani duhet të pranojë propozimin SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor. Agresioni rus në Ukrainë duhet të marrë fund”, tha Macron, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Macron shtoi se Franca do të mabjë nesër një video-konferencë me Zelenskyn dhe Starmerin dhe partnerë të tjerë për ta vazhduar “punën për ta forcuar mbështetjen për Ukrainë dhe një paqe të qëndrueshme”.