1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Macron pritet si “rock star” në Kinë

Presidentit francez Emmanuel Macron iu bë një pritje prej ylli rock-u në Kinë në një universitet që ai vizitoi përpara përfundimit të vizitës së tij tre-ditore në vend.

Pamjet e publikuara tregojnë turma që dyndeshin për të përshëndetur presidentin francez i cili e la Francën mes protestave për reformën e pensioneve kur u nis për vizitën e tij për të takuar homologun Xi Jinping.

Të premten në mëngjes, presidenti francez shkoi në qytetin e Guangzhou, ku qindra studentë e pritën me brohoritje teksa i kërkonin selfie ose shtrëngim duarsh.

Sipas raportimeve, Macron foli me studentët në palestrën e kampusit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre para darkës me Xi dhe takimeve me investitorët kinezë, transmeton a2news.

Në Francë ndërkohë protestuesit të cilët kundërshtojnë reformën e pensioneve, i kanë vënë flakën një prej restoranteve të  presidentit.

Kujtojmë se në ditët e fundit është rritur presioni i ndërkombëtarëve mbi Kinën, presidenti i së cilës vizitoi Moskën ku u takua me homologun rus, Vladimir Putin. Ndonëse zyrtarisht Pekini e mban veten si neutral, Xi Jinping nuk e ka dënuar deri më tani pushtimin e Ukrainës dhe as nuk ka realizuar ende një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img