7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Macron i qartë: Procesi i integrimit s’është dhuratë për Shqipërinë, por interes gjeo-politik

Presidenti francez, Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, u shpreh se Evropa duhet të bashkohet dhe të vazhdojë të jetë një superfuqi.

Ai tha se Evropa nuk mund të lërë vendet e Ballkanit jashtë saj, pasi ky afrim është në interes të të gjithëve. Ai u shpreh se Shqipëria në këtë proces nuk po merr asnjë dhuratë, por procesi integrues është një zgjedhje gjeopolitike me interes të përbashkët.

“Nga Franca, ky ribashkim evropian është një gjë e mirë për ne, sepse kush mund të falet për Evropën si fuqi nëse ne lëmë në mes të Evropës vende që ndikohen nga fuqi që duan shkatërrimin e Europës. Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, procesi i zgjerimit, është mirë për ju, dhe mirë për ne, është një zgjedhje gjeopolitike, e mirë për ju dhe për ne dhe për të çuar përpara reformat. Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyrë jonë është t’ju shporojmë me respekt. Ne jetojmë në kohë pasionesh, ku nëse përballë realiteti, kemi një Evropës kapitull pas kapitull, nuk do ndërtojmë asgjë. Unë jam mes jush, që epoka që po hapet, ju keni një rol të rëndësishëm këtu është ribashkimi i Evropës sonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon. Tensionet që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çojë të zgjidhim disa mosmarrëveshjet që na shqetësojnë, por këtu ka një rrugë dhe proces, që e kemi treguar me udhërrëfyesin me franko-gjerman. Dua t’ju falënderoj për miqësinë dhe mikpritjen, por edhe për forcën e ëndrrës Evropiane”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img