3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Macron emëron Bayroun si kryeministrin e ri të Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar François Bayrou si kryeministër të ri të Francës, duke synuar të zgjidhë krizën politike që ka paralizuar vendin.

Bayrou, lider i partisë MoDem dhe aleat i Macronit, raporton BBC,  është kryeministri i katërt i emëruar këtë vit, ndërsa sfida e tij kryesore do të jetë formimi i një qeverie stabile.

Kriza ka nisur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që lanë Francën me një parlament të përçarë mes të majtës, qendrës dhe të djathtës ekstreme, transmeton Klankosova.tv.

Bayrou zëvendëson Michel Barnier, i cili u shkarkua pas vetëm tre muajsh në detyrë, pasi deputetët rrëzuan planet e tij për shkurtime dhe rritje taksash.

Macron shpreson që Bayrou të shmangë bllokadat parlamentare dhe të rikthejë stabilitetin, ndërsa opozita vazhdon të kërkojë ndryshime të mëdha në politikat e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img