Një arrestim aspak i këndshëm ka ndodhur në sheshin e Vushtrrisë ku Policia është konfrontuar me fjalë nga një qytetar i moshuar që duket në dhimbje.
Në një video të publikuar nga Indeksonline, i moshuari dëgjohet derisa bërtet “unë vetë vij,” dhe “ma këpute dorën” pasi polici duket se e mban për dore.
Zyrtari policor e kishte kapur të moshuar derisa priste ardhjen e patrullës tjetër policore.
Një dëshmitar ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të mos-mbajtjes së maskës së pandemisë.