1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

M​arrëveshje për hartimin e planit pesëvjeçar​ për arsim në Prishtinë

​Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim, të përfaqësuar nga Kushtrim Bajrami.

M​arrëveshja synon hartimin e planin pesëvjeçar​ për arsim në Prishtinë, 2017-2021. Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunal përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet tjera të interesit.

Në këtë mënyrë, ​Komuna e Prishtinës dhe ​organizatat e shoqërisë civile do të angazhohen së bashku për një dialog kuptimplotë me synim përmirësimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e zhvillimit të politikave./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img