Lëvizja Vetëvendosje ka folur për protestën “test” të mbajtur sot në kryeqytet, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Advertisement
Sipas këtij subjekti politik, në këtë protestë ishin mbi pesëmijë pjesëmarrës.
“Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
LVV thekson se këto janë provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë.
“Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë”.
PostAdss