Site icon PrishtinaPress

LVV referendum partiak për marrëveshjen, LDK e nxjerr në Këshill të Përgjithshëm

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje, liderët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Isa Mustafa, kanë bërë të ditur se marrëveshja do të shkojë për miratim në organet më të larta partiake.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë referendum partiak për marrëveshjen, ndërsa LDK marrëveshjen do ta nxjerr në Këshill të Përgjithshëm.

Kështu u bë e ditur në konferencën për media të kryetarëve të dy partive politike.

Ndryshe, kjo qeveri do t’i ketë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.  /Telegrafi/

Exit mobile version