Kosova do të jetë shtet nikoqir i Lojërave Mesdhetare më 2030 dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur sërish për këtë.
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë i ka reaguar atij, duke thënë se Rama “nuk e ka asnjë kontribut të vetëm”.
“Përparim Rama si kryetar i Prishtinës sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme, madje jo në Komunë, por direkt sapo arriti në Aeroportin e Prishtinës. Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Partia në pushtet, por opozitë në kryeqytet, publikoi një video duke thënë se Rama “u bllokua” kur iu bënë pyetje konkrete për Lojërat Mesdhetare.
“Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël”, thuhet në reagimin e LVV-së.