LVV nga nesër fillon me mbledhjen e nënshkrimeve në sheshin “Nënë Tereza” për peticionin ku kërkohen zgjedhjet

80
Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje nga nesër do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Advertisement

LVV bën të ditur se qytetarët mund të japin nënshkrimet e tyre nga ora 10:00 deri në orën 18:00, transmeton Telegrafi.

“Nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, do të jemi të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje”, bëhet e ditur në njoftimin e LVV-së.

LVV pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishte organizuar një peticion online për të shkuar në zgjedhje, ndërkaq kjo parti ka realizuar edhe dy prova për protestë në sheshet e Prishtinës, ku në provën e dytë kishin marrë pjesë afro pesë mijë qytetarë./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës