Site icon PrishtinaPress

LVV: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, instalimi i Gjykatës Speciale faj i madh politik

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj për luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku paraqiten disa nga deklaratat e liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe bashkëpunëtori i tij, Glauk Konjufca të cilat i bënë kundër formimit të Gjykatës Speciale në vitin 2014.

Po ashtu, në video është e përfshirë edhe deklarata e fundit e Albin Kurtit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament”, thuhet në postimin e LVV-së.

Exit mobile version