Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar kërkuar qasje në dokumente publike në Ministrinë e Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private të cilat kanë bërë kërkesë për licencim.
LVV-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se e kanë bërë kërkesën përmes kryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, parashtroi kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).