Site icon PrishtinaPress

LVV e PDK nuk ndryshojnë qëndrim, s’duan të jenë pjesë e dialogut

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që opozita t’i bashkohet dialogut të Brukselit, PDK e Vetëvendosje po vazhdojnë të kundërshtojnë atë. Kjo e fundit e arsyeton mos-përfshirjen për shkak të mos-legjitimitetit të Qeverisë. E analistët politik thonë se Vetëvendosje pa qenë vetë bartëse e procesit, nuk bëhet në asnjë formë pjesë e delegacionit.

Dy partitë opozitare, Vetëvendosje e PDK, po këmbëngulin se nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në ekipin dialogues në Bruksel.

“Një qeveri e cila haptazi nuk gëzon legjitimitet, e cila është qeveri për shkak të makinacioneve brenda e jashtë Kuvendit. Një qeveri që nga një qeveri e brishtë është shndërruar në qeveri jofunksionale pasi vota e saj e 61-të tashmë gjendet në burg, nuk ka se si të jetë bartëse e proceseve të kësaj rëndësie”, deklaroi zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

“Partia Demokratike  Kosovës do të qëndrojë në opozitë dhe si e tillë do të merr rolin që ka çdo opozitë në Kuvendin e Kosovës. Roli ynë karshi këtij procesi është si parti opozitare dhe ne do të sillemi si të tillë”, deklaroi zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rasim Alija thotë se përfshirja e opozitës në dialog do të forconte pozitën dialoguese të Kosovës.

“Përfshirja e opozitën do të jepte siguri për një dialog më cilësorë në mënyrë që të mos rrëshqasim në gabime tjera…Unë në asnjë rrethanë nuk e shoh Vetëvendosjen pjesë të procesit pa qenë kjo e fundit pjesë e qeverisë…Epilogun e shoh se PDK do të jetë pjesë e procesit me kushtin që kjo të jetë në qeveri e më pas të merr edhe presidentin. Kjo mund të ndodh me rastin e zgjedhjes së presidentit apo nga fundi i dhjetorit”, deklaroi Rasim Alija.

Së fundmi emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, kërkoi që opozita të jetë pjesë përbërëse e delegacionit, në kuadër të bisedimeve të Brukselit me Serbinë./RTV Dukagjini

Exit mobile version