Site icon PrishtinaPress

LVV dhe PDK bashkohen kundër “Srpskas” në Artanë, dalin me një kandidat të përbashkët

Kreu i Qendrës së LVV-së në Artanë, Abdyl Gashi ka bërë të ditur se janë bërë bashkë me PDK-në dhe kanë kërkuar ndihmë edhe nga subjektet tjera që të mbështesin një kandidat për kryetar të komunës nga shoqëria civile, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Abdyl Gashi ka shkruar se e duhet një unitet i subjekteve politike shqiptare.

Gashi ka thënë se kanë takaur të gjithë subjektet politike në Artanë, për t’u bashkuar në këtë kauzë, e deri tani shton se kanë mbështetjen vetëm të PDK-së.

Nga kjo komunë PDK-ja dhe LVV-ja kanë vendosur që të kandidojnë një anëtar të shoqërisë civile.

“Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës”, thotë ai.

“Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana”, ka kërkuar i njejti.

Exit mobile version