Site icon PrishtinaPress

LVV: Amerika përsëriti qëndrimin që dialogu me njohje të jetë në qendër e jo në fund

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u pritën në takim nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

LVV-ja thotë se Amerika përsëriti qëndrimin se dialogu Kosovë–Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi” thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Exit mobile version