Luton Town dhe Evertoni janë ndarë baras 1-1, në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Dominic Calvert-Leëin, në minutën e 24’.
Lutoni u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin në minutën e 31’, me anë të Elihaj Adebayo. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk mundën të gjejnë golin e fitores pavarësisht rasteve të krijuara.
Evertoni pas barazimit kalon në pozitën e 15-të me 37 pikë të grumbulluara, teksa Lutoni në vendin e 18-të me 26 sosh.