Site icon PrishtinaPress

Lutfi Zharku publikon fotografinë e treshes së LDK-së: Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta

Lëvizja Vetëvendosje i bëri së fundi një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga 12 ministri në 14, gjashtë prej tyre t’i takojnë LDK-së kurse pesë të tjera VV-së.

Por është pikërisht kjo oferta e cila siç duket ka nxitur mos-marrëveshje në mes kryesorëve të kësaj partie.

Përderisa nënkryetari Agim Veliu e konsideroi si ofertë joserioze nga VV-ja, nënkryetarja Vjosa Osmani tha se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë.

E këto mos-përputhje të qëndrimeve në mes kryesorëve në LDK duket se po bëhen tani edhe haptazi, transmeton Indeksonline.

Është ish-ministri i LDK-së, Lutfi Zharku i cili publikoi një fotografi në të cilën nuk është ai, por tri figurat kryesore të LDK-së.

Isa Mustafa, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

Madje ai tha se : Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta –LDK.

Exit mobile version