Site icon PrishtinaPress

Lutfi Haziri thotë se LDK u sulmua me fushatë ‘sondazhi’ pas një jave opozitarizmi racional e të faktuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar lidhur me me siç tha ai sulmit përmes një sondazhi. Haziri tha se tërë kjo ka ardhur pas një javë opozitarizmi për kontratat një burimore.

Ai tutje tha se do të ecin përpara drejt “rikthimit të madh”.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për  Kosovën!”, ka shkruar Haziri ne “Facebook”.

Exit mobile version