-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri thotë se dështimi i demarkacionit do t’i atribuohet Kadri Veselit

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi shpërfaq dallimet në mes të partnerëve të koalicionit. Në partinë e cila po udhëheq me qeverinë shprehin pakënaqësi me agjendën e Kuvendit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazairi ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe kryeparlamentari Kadri Veseli qe të angazhohen dhe të koordinohen për të menaxhuar procesin e ratifikimit të demarkacionit.

Ai ka kërkuar nga ky organ qe të krijojë ambient të qetë dhe të lirë ku deputetët do të kenë mundësi pa ndikime me votuar për këtë çështje.

Kryetari i Komunës se Gjilanit, vlerëson se nuk do të jetë vetëm opozita përgjegjëse, nëse nuk kalon demarkacionit, por përgjegjësia, sipas tij, do t’i atribuohet drejtpërdrejt kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe Kryesisë.

“Është e padrejtë qe shqiptarët me i mbajte të izoluar për agjenda politike të caktuara. Nëse ka seriozitet dhe nëse ka angazhim të sinqertë nga ana e kryesisë dhe kryetarit Veseli, atëherë kjo çështje do të kalojë”, ka thënë Haziri për ‘Indeksonline’.

Ai madje thotë se agjenda është më e lehtë me kalu demarkacionin, se sa ka qenë zgjedhja e presidentit Thaçi në krye të shtetit.

Agjenda Kuvendit, sipas tij, e ka për detyre mos me vazhdu me mbajt të izoluar popullin e Kosovës.

“Po flasim për shqiptarë të Kosovës, sepse serbët dhe minoritetet tjera kanë dy shtetësi të garantuara të cilët po udhëtojnë të lirë nëpër Evropë. Këtu përfshihen edhe deputetët. Të vetmin qe po e paguajnë çmimin janë shqiptarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Kjo deklaratë e Hazirit pritet të nxisë reagime në kampin e PDK-së, pasi LDK deri më tash ka kursyer në vazhdimësi partnerin e koalicionit.

Çështja e demarkacionit pritet të procedohet në fillim të muajit mars për shqyrtim. Më një shtator kryeministri Mustafa në mungesë të votave pati tërhequr këtë projektligj nga rendi i ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img