-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri shpalos detaje për vdekjen e tre kosovarëve në Shqipëri

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit.

Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave, ndërsa viktimave iu dha dje lamtumira e fundit.

Për këtë rast ka dal në një konferencë për media i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për të njoftuar se rasti po hetohet dhe se Gjilani do të kërkojë drejtësi vazhdimisht.

“Në vizitë ngushëlluese te familja Haliti në Gjilan ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi….Jam njoftu për gjendjen e rëndëuar shëndetësore më 7 maj për këtë familje dhe kam shpreh interesimin me institucionet e Shqipërisë. Një ditë pas, njoftohem se Afrim Haliti humb nënën dhe bashkëshorten e tij, nga një helmim. Tani janë tre djem dhe një vajzë të rritur, trashëgimi e familjes”, tha Haziri ndër të tjerë në konferencë, transmeton Gazeta Express.

“Më 8 maj jam informuar nga Shqipëria për ndërmarrjen e veprimeve urgjente që përfshijnë Krimet e Rënda për fillimin e hetimeve…Presim rezultate zyrtare duke u solidarizu dhe rasti të zbardhet deri në fund, që familja dhe Gjilani të jetë më i qetë me këtë gjendje. Do të shikohet a është neglizhu rasti, kur është ndërhy në rast etj”, tha ai tutje.

“Kemi pas rastin e të riut në pandemi që ende nuk është zbardh, dhe vdekjen e një tjetri në Dubravë. Drejtësia ka me u vendos edhe në rastin e familjes Haliti edhe në rastin e Agonit dhe do të zbardhen deri në fund”, shtoi ai.

Familjarët e të ndjerëve akuzuan mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vdekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.

Djali i viktimave në një konferencë për media dje ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha.

Sipas tij, familjarët e tij edhe mëherët kanë mbledhur këpurdha dhe i njihnin ato mirë.

Ndërsa, ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

Ndërsa, mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë.

Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë zhvendosur në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

“Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës”, ka deklaruar ai.

“Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal. Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img