Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po e përndjek avokatin Besnik Berisha.
Haziri thotë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe sipas tij pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes.
“Është e papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit, ndër më të mirët në Kosovë, Besnik Berisha. Pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes. Për çka, do pyesni, për asgjë, do të themi!”, ka shkruar Haziri.
