-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri: Qeveria “Kurti”, qeveri e destabilizimit dhe burimit të krizave

Zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit njëherë u shpallën më 18 dhjetor, mirëpo pas tensioneve ato u shtynë për 23 prill.

Tashmë janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit nga KQZ-ja për këto zgjedhje.

Por, situata në veriun e Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar.

Në ditët kur po afrohet data e zgjedhjeve për katër komunat serbe në veri, 8 vetura të serbëve lokal të regjistruara me targa RKS janë djegur.

Haziri: Në vend të zgjedhjeve të lira, në veri do të ketë krizë të re

 Për zgjedhjet në veri, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha për Front Online se nga këto zgjedhje do të fillojë një krizë e re.

Ai thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk është e aftë ta stabilizoj situatën në veri.

“Kjo qeveri është e paaftë me stabilizuar gjendjen jo vetëm në veri, por natyrisht se po shihet që paaftësia është evidente në gjithë vendin. Ajo që mundet me u quajt aftësi e kësaj qeverie është destabilizimi dhe burimi i krizave. Tani me janë caktuar numri i madh i krizave. Në vend të zgjedhjeve të lira, për pushtet lokal në katër komunat, sigurisht që do ketë një krizë të re”, u shpreh Haziri për Front Online.

Haziri foli edhe për takimin e djeshëm të Petkoviqit dhe Bislimit në Bruksel.

Ai tha se në takim beson që është folur çështja e veriut, pasi sipas tij, situata atje lidhet me marrëveshjen.

 “Në takimin e Brukselit ka qenë çështja e implementimi të marrëveshjes së Ohërit dhe natyrisht që do të bisedohet për normalizim të veriut sepse vet kjo marrëveshje në thelb e ka normalizimin e veriut të Kosovës”, theksoi Haziri për Front Online.

Lutfi Haziri: Çështja e të pagjeturve po përdorët për ‘jorgan’ të temave të tjera, palët nuk po e nënshkruajnë

Takimi i të martës mes Bislimit dhe Petkoviqit përfundoi me një dakordim për tekstin e deklaratës për personat e të pagjetur.

Pas takimit, palët kanë thënë se ky tekst do të miratohet zyrtarisht në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha për Front Online se krejt kjo situatë po përdorët për mbulesë të temave të tjera.

Sipas tij, ani pse ka dakordim palët nuk po e nënshkruajnë marrëveshjen për të zhdukurit.

“Çështja e të pagjeturve, fatkeqësisht po përdoret për jorgan të temave tjera, pra po përdoret më shumë si mbulesë, sepse marrëveshja për të pagjeturit ka filluar në kohën e Avdullah Hotit me kornizë si dokument është finalizuar, ka disa muaj dhe nuk është nënshkruar nga palët”, deklaroi Haziri.

Haziri thotë se Serbia siç duket ka ndryshuar përbërjen e tekstit për të pagjeturit.

“Siç duket Serbia ka arritur me ndryshuar përbërjen e tekstit e Kosova në kuadër të të pagjeturve obligohet që afër 600 persona të komunitetit serbë dhe të minoriteteve tjera  ti dorëzon Serbisë informacion”, thotë Haziri për Front Online.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img