Site icon PrishtinaPress

Lutfi Haziri: Partisë fituese i takon posti i kryeministrit!

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosvës Lutfi Haziri në RTV Dukagjini ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por edhe për mundësitë e një koalicioni të mundshëm qeverisës me LVV-në.

Pavarësisht se pikërisht posti i kryeministrit ishte shkaku i mosbërjes koalicion parazgjedhor, Haziri thotë tani se partisë fituese i takon ky post, përcjellë Indeksonline.

“LDK e pranon fituesin gjithmonë, dhe atyre iu takon mandati i kryeministrit. Respektojmë vullnetin e qytetarit dhe sovranit.

Do të presim cili do të jetë rezultati deri në fund dhe në momentin që publikohet, LDK e pranon dhe e uron dhe ulet për të vazhduar misionin politik. LDK nuk do ta kushtëzojë më postin e kryeministrit. Ai që merr vota më shumë i takon kryeministri”.

Exit mobile version