Site icon PrishtinaPress

Lutfi Haziri: Mos keni dert, s’ka asnjë lloj ngërçi për ndërtimin e koalicionit me Vetëvendosjen!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi të bërë në Facebook sa i përket koalicionit pas zgjedhor dhe negociatave që po bëhen mes dy partive të para fituese, ka thënë se nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe hezitimi.

Ai ka thënë se janë arritur shumë pajtushmëri në shumë fusha, derisa e vetmja arsye e vonesave është çështja e ankesave të rezultateve të votimit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale. Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.

 

Exit mobile version