0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri: Me asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë, ia kthyem dinjitetin qytetarëve të kësaj ane

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, kanë parë nga afër sot finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë.
Kryetari Haziri, asfaltimin e kësaj rruge e ka vlerësuar si projektin më të rëndësihëm të rindërtimit të rrugëve me buxhet komunal, ndërkaq është shprehur se tashmë banorëve të kësaj i është kthyer dinjiteti.
“Nëse dikur janë ndier të anashkaluar qytetarët Malishevës, Uglarit e Pogragjës, tashmë kjo mbetet e kaluar. Me asfaltimin e rrugës 14.6 kilometërshe, banorëve të këtyre fshatrave i është kthyer dinjiteti dhe kujdesi i Komunës së Gjilanit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e finalizuam këtë projekt të rëndësishëm në mënyrën më të mirë”, ka thënë Haziri.
Ai konfirmoi se katërshja e prioriteteve infrastrukturore vazhdon të mbetet prioreiteti i parë i qeverisjes, duke shtuar se deri në fund të mandatit të tij në udhëheqjen e Komunës, gjilanasit nuk do të kenë më probleme me rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik.
Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, me gjatësi 14.6 kilometra, është realizuar me buxhet komunal dha kap shifrën e afro 300 mijë euro

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img