Ai ka thënë se Kosova do ta merrte Preshevën nëse pranon Serbia, por siç ka thënë Veseli, shteti ynë nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se Presheva nuk mund të merret pa dhënë diçka.
“Shih ti, Luli paska thanë që Preshevën, Bujanocin e Medvegjën e marrim falë. Unë po i them që Kosova Lindore merret tue zbatue Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të miratuar me 6 qershor 2013, e cila nuk asht zbatue sot e asaj dite. Lul, falë s’ka n’këte dynja. Japim e marrim… A po kupton”, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës mbrëmë ka thënë se asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë sesa që Presheva e Medvegja t’i bashkohen Kosovës