Duke komentuar një deklaratë të Avdullah Hotit i cili tha se Haziri ka folur në emër personal kur ka mbështetur Thaçin si kryesues të dialogut, Haziri ka thënë se secili i ka funksionet e veta në parti.
Ai ka thënë se atij i janë caktuar disa detyra pasi Isa Mustafa nuk është duke funksionuar në kapacitet të plotë si shef i partisë.
Nënkryetari i LDK-së një ditë pasi ka marrë goditje nga partia e cila u mblodh në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë, është rrëfyer për RTK-në për deklaratat e tij për Thaçin, derisa në sfond ka qëndruar një fotografi e Ibrahim Rugovës.
Ai nuk ka folur pse nuk ka qenë pjesë e fotografisë ku ishin zyrtarë të shumtë të këtij subjekti nga degët e komunave të Kosovës.
Televizioni publik ka njoftuar se Kryesia e LDK-së edhe sonte do të mblidhet në shtëpinë e Isa Mustafës.